Kalo te përmbajtja kryesore
Ilirjana Shehu – fotografe familje, shtatëzani, çift dhe portrete në Tiranë

Rreth meje

Unë quhem Ilirjana, lindur dhe rritur në Tiranë, dhe jam mama e dy fëmijëve. Pasioni për fotografinë më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, por vendosa ta ktheja në profesion pas lindjes së vajzës sime.

Ishte një moment që shënoi një kthesë të madhe: duke e mbajtur në krahë të vogël e të butë, kuptova se disa momente, edhe pse i mbajmë mend, duhet të ruhen përgjithmonë.
T'i shohësh më vonë, ato të kthejnë sërish në atë çast që nuk përsëritet më.

Jam e apasionuar pas kapjes së momenteve, të mëdha dhe të vogla, që kalojnë shpejt pa u kuptuar.

Çdo seancë e trajtoj me kujdes, durim dhe qëllim. Mbi të gjitha, me zemër.
Krijoj një hapësirë ku ndihesh rehat, ku mund të jesh vërtet vetja, pa sforcim.

Qëllimi im është të krijoj imazhe ku do të rikthehesh gjithmonë.
Foto që nuk të kujtojnë vetëm si dukej momenti, por si u ndje brenda tij.

Faleminderit që je këtu.

400+ Familje të fotografuara
10+ Vjet eksperiencë
1000+ Seanca të kryera
5 Vlerësim nga klientët

Galeria

Disa momente nga puna jonë

Shtatëzani

Shiko të gjitha

Individuale

Shiko të gjitha

Paketa

Zgjidhni paketën që ju përshtatet.
Çmime në Lekë, të qarta dhe të plota.

Familje

Seti familjar në studio
3 persona
(prindërit + fëmija 4 muajsh+)

  • 10 fotografi të edituara në email
  • 10 printime në formatin 13×18
  • 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
  • 2 skenografi
  • 60 minuta

Çmimi 13 000 Lekë

Për familje me 4 anëtarë
(prindërit + 2 fëmijë 4 muajsh+)
çmimi i paketës është 15 000 Lekë.

Një seancë fotografike familjare me mua do t'ju japë imazhe që do t'i ruani për gjithë jetën.
Mund t'i printoni dhe t'i vendosni në mur për të treguar sa krenar jeni për jetën që keni krijuar.
Seancat familjare janë të relaksuara, pa poza të detyruara!
Do të kalojmë rreth një ore në studio dhe unë do të fotografoj familjen tuaj ashtu siç jeni ju vërtetë.

Rezervo Tani

Shtatëzani

Seti i shtatëzanisë në studio – çift

  • 10 fotografi të edituara në email
  • 10 printime në formatin 13×18
  • 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
  • 2 skenografi
  • 60 minuta
  • Veshje për shtatëzanën

Çmimi 15 000 Lekë

Për familje me 3 anëtarë
(prindërit + një fëmijë)
paketa kushton 17 000 Lekë.

Një seancë fotografike shtatzënie është mënyra perfekte për të ruajtur këtë moment të veçantë dhe të shenjtë.
Do të fotografoj bukurinë dhe emocionin e pritjes suaj, duke krijuar imazhe që do t'ju rikthejnë gjithmonë ndjesinë e asaj kohe.
Seancat janë të qeta, intime dhe të drejtuara me shumë kujdes, ku ju të ndiheni rehat e të bukura ashtu siç jeni në të vërtetë!

Rezervo Tani

Çift

Seti në studio – çift

  • 10 fotografi të edituara në email
  • 10 printime në formatin 13×18
  • 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
  • 2 skenografi
  • 60 minuta

Çmimi 13 000 Lekë

Nuk ka asgjë më magjike se dy persona që e ndajnë dashurinë e tyre dhe kohën së bashku, duke krijuar çaste të mbushura me buzëqeshje, emocion dhe qetësi.
Momente që tregojnë thelbin e lidhjes suaj dhe ndjenjën e vërtetë që keni për njëri-tjetrin.
Unë jam këtu për të dokumentuar historinë tuaj.

Rezervo Tani

Seti familjar në natyrë

3 persona
(prindërit + fëmija 4 muajsh+)
– brenda Tiranës

  • 10 fotografi të edituara në email
  • 10 printime në formatin 13×18
  • 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
  • 2 skenografi
  • 60 minuta
  • Brenda Tiranës

Çmimi 15 000 Lekë

Për çdo anëtarë më tepër pagesa është 2 000 Lekë. Për vendndodhje të tjera duhet të bisedojmë paraprakisht për çmimin.

Për mua, fotot më të bukura janë ato të relaksuara dhe spontane, që kapin ju dhe familjen tuaj ashtu si jeni në të vërtetë.
Buzëqeshjet, përqafimet, familja juaj unike e fotografuar në një mënyrë të bukur, natyrale dhe argëtuese.
Më pëlqen të fotografoj me dritë natyrale dhe zgjedh me kujdes vendet më të përshtatshme dhe komode.
Seti familjar në natyrë është një përvojë e lehtë dhe e këndshme kryesisht e lirë dhe spontane, por unë jap pak udhëzime aty ku nevojitet.
Dua që të ndiheni rehat që nga fillimi dhe thjesht të shijoni kohën me familjen tuaj.
Qoftë në plazh apo në një park të bukur, jam e lumtur të vij aty ku ju pëlqen e ndiheni më rehat.

Rezervo Tani

Seti individual në studio

Portrete profesionale
– një person

  • 10 fotografi të edituara në email
  • 10 printime në formatin 13×18
  • 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
  • 2 skenografi
  • 60 minuta

Çmimi 12 000 Lekë

Ju keni ditëlindjen, sapo jeni diplomuar, ose thjesht ju duhen fotot profesionale për të prezantuar me vetëbesim dhe seriozitet profesionin tuaj.
Kjo paketë është krijuar për t'iu përshtatur çdo nevoje: kap personalitetin tuaj, momentet e veçanta dhe ju jep imazhe që mund t'i përdorni kudo me krenari.

Rezervo Tani

Çfarë thonë klientët

Disa fjalë nga familjet që kanë bërë seancë me ne

Disa komente nga klientët, me leje të tyre.

"Seanca me bebin ishte shumë e qetë dhe e organizuar. Ilirjana ishte e kujdesshme në çdo detaj dhe fotot dolën të buta e shumë të pastra. Do rikthehemi patjetër."

Arlinda K. Newborn & Baby

"Më pëlqeu shumë qasja profesionale dhe mënyra si udhëzon pa e bërë pozimin të duket i sforcuar. Rezultati ishte elegant dhe shumë natural."

Ela S. Maternity

"Me dy fëmijë të vegjël është sfidë, por seanca shkoi shumë lehtë. U kapën momente reale, shumë përqafime dhe shumë buzëqeshje. Galeria erdhi e rregullt dhe në kohë."

Joni D. Family

"Seanca e ditëlindjes doli fantastike! Vajza u ndje super rehat dhe fotot kanë shumë 'life'. Shumë e kënaqur edhe me editimin e pastër dhe të ngrohtë."

Marina R. Kids

"Komunikim i shpejtë, atmosferë e qetë dhe shumë profesionalizëm. Fotot dolën shumë të bukura dhe me ngjyra super natyrale."

Elira P. Portrait

Gati për seancën tuaj fotografike?

Rezervoni me kohë
dhe krijoni kujtime të bukura për ju dhe familjen tuaj.

Kontaktoni me ne

Jemi këtu për t'ju ndihmuar të rezervoni seancën tuaj të ëmbël fotografike

Na kontaktoni

Për rezervime mund të na shkruani në WhatsApp në çdo orë (24/7). Për telefonata, na kontaktoni çdo ditë nga 08:00 deri në 20:00.

Seanca vetëm me rezervim paraprak
Lokacioni ynë

Na ndiqni në mediat sociale

Përditësime, prapaskena dhe punë të reja.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram.

Rezervo Tani