Kalo te përmbajtja kryesore

Rreth meje

Unë quhem Ilirjana, lindur dhe rritur në Tiranë, dhe jam mama e dy fëmijëve. Pasioni për fotografinë më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, por vendosa ta ktheja në profesion pas lindjes së vajzës sime.

Ishte një moment që shënoi një kthesë të madhe: duke e mbajtur në krahë të vogël e të butë, kuptova se disa momente, edhe pse i mbajmë mend, duhet të ruhen përgjithmonë.
T’i shohësh më vonë, ato të kthejnë sërish në atë çast që nuk përsëritet më.

Jam e apasionuar pas kapjes së momenteve, të mëdha dhe të vogla, që kalojnë shpejt pa u kuptuar.

Çdo seancë e trajtoj me kujdes, durim dhe qëllim. Mbi të gjitha, me zemër.
Krijoj një hapësirë ku ndihesh rehat, ku mund të jesh vërtet vetja, pa sforcim.

Qëllimi im është të krijoj imazhe ku do të rikthehesh gjithmonë.
Foto që nuk të kujtojnë vetëm si dukej momenti, por si u ndjeve brenda tij.

Faleminderit që je këtu.

Ilirjana Shehu – fotografe familje, shtatëzani, çift dhe portrete në Tiranë
Rezervo Tani