Paketa
Zgjidhni paketën që ju përshtatet – çmime në Lekë, të qarta dhe të plota.
Familje
Seti familjar në studio
3 persona
(prindërit + fëmija 4 muajsh+)
- 10 fotografi të edituara në email
- 10 printime në formatin 13×18
- 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
- 2 skenografi
- 60 minuta
Çmimi 13 000 Lekë
Për familje me 4 anëtarë
(prindërit + 2 fëmijë 4 muajsh+)
çmimi i paketës është 15 000 Lekë.
Një seancë fotografike familjare me mua do t'ju japë imazhe që do t'i ruani për gjithë jetën.
Mund t'i printoni dhe t'i vendosni në mur për të treguar sa krenar jeni për jetën që keni krijuar.
Seancat familjare janë të relaksuara, pa poza të detyruara!
Do të kalojmë rreth një ore në studio dhe unë do të fotografoj familjen tuaj ashtu siç jeni ju vërtetë.
Shtatëzani
Seti i shtatëzanisë në studio – çift
- 10 fotografi të edituara në email
- 10 printime në formatin 13×18
- 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
- 2 skenografi
- 60 minuta
- Veshje për shtatëzanën
Çmimi 15 000 Lekë
Për familje me 3 anëtarë
(prindërit + një fëmijë)
paketa kushton 17 000 Lekë.
Një seancë fotografike shtatzënie është mënyra perfekte për të ruajtur këtë moment të veçantë dhe të shenjtë.
Do të fotografoj bukurinë dhe emocionin e pritjes suaj, duke krijuar imazhe që do t'ju rikthejnë gjithmonë ndjesinë e asaj kohe.
Seancat janë të qeta, intime dhe të drejtuara me shumë kujdes, ku ju të ndiheni rehat e të bukura ashtu siç jeni në të vërtetë!
Çift
Seti në studio – çift
- 10 fotografi të edituara në email
- 10 printime në formatin 13×18
- 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
- 2 skenografi
- 60 minuta
Çmimi 13 000 Lekë
Nuk ka asgjë më magjike se dy persona që e ndajnë dashurinë e tyre dhe kohën së bashku, duke krijuar çaste të mbushura me buzëqeshje, emocion dhe qetësi. Momente që tregojnë thelbin e lidhjes suaj dhe ndjenjën e vërtetë që keni për njëri-tjetrin.
Unë jam këtu për të dokumentuar historinë tuaj.
Seti familjar në natyrë
3 persona
(prindërit + fëmija 4 muajsh+)
– brenda Tiranës
- 10 fotografi të edituara në email
- 10 printime në formatin 13×18
- 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
- 2 skenografi
- 60 minuta
- Brenda Tiranës
Çmimi 15 000 Lekë
Për çdo anëtarë më tepër pagesa është 2 000 Lekë.
Për vendndodhje të tjera duhet të bisedojmë paraprakisht për çmimin.
Për mua, fotot më të bukura janë ato të relaksuara dhe spontane, që kapin ju dhe familjen tuaj ashtu si jeni në të vërtetë.
Buzëqeshjet, përqafimet, familja juaj unike e fotografuar në një mënyrë të bukur, natyrale dhe argëtuese.
Më pëlqen të fotografoj me dritë natyrale dhe zgjedh me kujdes vendet më të përshtatshme dhe komode.
Seti familjar në natyrë është një përvojë e lehtë dhe e këndshme – kryesisht e lirë dhe spontane, por unë jap pak udhëzime aty ku nevojitet.
Dua që të ndiheni rehat që nga fillimi dhe thjesht të shijoni kohën me familjen tuaj.
Qoftë në plazh apo në një park të bukur, jam e lumtur të vij aty ku ju pëlqen e ndiheni më rehat.
Seti individual në studio
Portrete profesionale
– një person
- 10 fotografi të edituara në email
- 10 printime në formatin 13×18
- 200 shkrepje aparati në cilësi max në email
- 2 skenografi
- 60 minuta
Çmimi 12 000 Lekë
Ju keni ditëlindjen, sapo jeni diplomuar, ose thjesht ju duhen fotot profesionale për të prezantuar me vetëbesim dhe seriozitet profesionin tuaj.
Kjo paketë është krijuar për t'iu përshtatur çdo nevoje: kap personalitetin tuaj, momentet e veçanta dhe ju jep imazhe që mund t'i përdorni kudo me krenari.